Rektori i UHZ-së priti sot ambasadorin slloven në Kosovë

Rektori i UHZ-së priti sot ambasadorin slloven në Kosovë

Rektori i UHZ-së priti sot ambasadorin slloven në Kosovë

Rektori, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori u takua me Ambasadorin Slloven në Kosovë, z. Miljan Majhen.
Ambasadori Majhen e uroi Rektorin për sukseset e arritura të universitetit, që aktualisht ka një numër të konsiderueshëm të projekteve ndërkombëtare, të cilat janë në zhvillim e sipër. Me këtë rast Ambasadori shprehi gatishmëri që këtë bashkëpunim ta zhvillojë dhe rrit edhe me universitetet sllovene dhe u shpreh i gatshëm që në çdo kohë të krijoi kontaktet me autoritet përgjegjëse në Slloveni, po ashtu të krijohet edhe mundësia për shkëmbim të stafit dhe studentëve në mes të dy shteteve.
Njëkohësisht, z. Majhen shprehi interesim që të ftohen edhe ekspert të fushave të ndryshme me interes për të ligjëruar në Universitetin “Haxhi Zeka” , në mënyrë që të sjellën përvoja të shtetit slloven para studentëve tonë. Rektori Mrasori falënderoi ambasadorin për vizitën e tij dhe gatishmërinë për të ndihmuar universitetin dhe studentët tonë.