Rektorët e Universiteteve Publike takuan Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Rektorët e Universiteteve Publike takuan Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Në kuadër të takimeve të parapara nga ana e Rektorëve të Universiteteve Publike, ata sot kanë takur Kryetatin e Kuvendit Kadri Veseli për t’i shprehur shqetësimet e tyre lidhur me njoftimet e fundit të AKA-së.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli theksoj se shqetësimet e Rektorëve rreth zhvillimeve të fundit në procesin e akreditimit të programeve akademike, janë shqetësime reale dhe duhet të adresohen për zgjidhje, pa humbur kohë.

Kuvendi të Kosovës nuk do të lejojm që të cenohet autonomia dhe vazhdimësia e universiteteve publike, as nga ndërhyrjet politike dhe as nga interesat e tjera të ndërlidhura me konkurrencën në arsimin e lartë në Kosovë.

Kriter i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi reale dhe profilizim universitar, në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut.

I siguroj studentët e universiteteve publike se të drejtat e tyre do të mbrohen plotësisht! Ata duhet të vazhdojnë të qetë studimet e tyre. Universitetet publike nuk do të mbyllen. Ato vetëm do të zhvillohen edhe më shumë!