Regjistrimi i studentëve Master

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:

 

1. Fakulteti i Biznesit nga 11.10.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

2. Fakulteti i Juridik nga 12.10.2018  prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

 

Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
– Fletëregjistrimin e plotësuar (i cili merret në Administratën Qendrore të UHZ-ës, aty ku bëhet regjistrimi)
– Dy fotografi formati 6×4 cm
– Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 € për një semestër.
– Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.
Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen fakultetit gjegjës ose ta hapin faqen e internetit www.unhz.eu

 

linku për shkarkimin e fletpagesës për semestrin e parë

 

Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.