Projekti Erasmus+

Projekti Erasmus+

Në kuadër të projektit të Erasmus+, në Fakultetin e Agrobiznesit, të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, filloi punëtoria me temën “Master në sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit”. Në këtë punëtori po marrin pjesë pjesëmarrës nga disa vende të Evropës, si Çekia, Romania, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, etj.


Punëtoria u hap nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, i cili përshëndeti të pranishmit dhe në fjalën e tij e dha një përshkrim të shkurtër rreth UHZ-së. Më pas fjalën e mori Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala, e cila u prezantoi të pranishmëve më shumë informata rreth UHZ-së, ku foli për misionin e Universitetit, aktivitetet e tij kryesore prej që është themeluar si dhe për planet e së ardhmes.


Më pas pjesëmarrësit vazhduan vizitën në objektet e Fakulteteve, të shoqëruar nga Dekani i Agrobiznesit, Prof.Ass.Dr. Nexhdet Shala.
Punëtoria do të vazhdojë për 3 ditë radhazi, ku do të mbahen takime dhe do të vizitohen disa kompani prodhuese vendore.