Projektet

Në kuadër të projektit TEMPUS – SD@UHZ në datat 10, 11 dhe 12 Maj 2016, nga ora 09:00, do të mbahet trajnim për studentë. Trajnimi do të jetë një ditorë dhe studentët pjersëmarrës të cilët do të qëndrojnë gjatë tërë kohës në trajnim do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Trajnim për studentët


Projektet TEMPUS 2013/2014

Projektet Tempus për vitin 2013/2014 te cilat mbikëqyren nga zyra e Prorektores për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim te cilësisë.

Public University “Haxhi Zeka” is partner of three new Tempus Projects

Ndërlidhja e bashkëpunimit të Shkencë- Shoqërisë për Inovacione të Qëndrueshme (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovations ) (ConSus)

Kohëzgjatja e Projektit : 36 muaj

Përshkrimi i shkurtër i projektit

Adresimi regjional I Ballkanit perëndimor “trekëndëshi-dije: edukim-hulumtim-inovacion”. Ky projekt ka për qëllim të ndërtoj një rrjet regjional të shkencës (përfshirë arsimin e lart dhe hulumtimin)- shoqëria (përfshi praktikën) për inovacione të qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë.
Si objektivat më të gjera janë përforcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lart, hulumtimit dhe praktikave si the promovimi i mësimnxënies të përbashkët dhe çështjeve të inovacioneve të qëndrueshme dhe metodave nëpërmjet punëtorive (workshop) për të përkrahur ndërtimin e kapaciteteve si dhe mendimin sistematik dhe holistik.

Objektiva specifike janë:

1. Identifikimi i akterëve regjional në fushën e arsimit të lart, hulumtimit dhe praktikës për zhvillim të qëndrueshëm
2. Ndërtimi i rrjetit shkencë-shoqëri për inovacione të qëndrueshme
3. Zhvillimi inovativ të materialit mësimorë dhe metodologjisë për institucione të arsimit të lart
4. Për të zhvilluar dhe mbajtur punëtori (workshop) të strukturuara dhe trajnime për bashkëpunim shkencë-shoqëri

Partnerët në Projekt:

1.Karl-Franzens-University of Graz- KFUG
2. University of Natural Resources and Life Sciences Vienna BOKU
3. Leuphana University Lüneburg ULG
4. University of Limerick UL
5. Universiteti Europian i Tiranës UET
6. Polis University U. Polis
7. Aleksander Moisiu University of Durres UAMD
8. Agricultural University of Tirana AUT
9. Qendra për Studime të Krahasuara e Ndërkombëtare QSKN
10. Universum College UC
11. Public University “Haxhi Zeka” PUHZ
12. Riinvest College Riinvest
13. Institute for Development Policy INDEP

Projekti Financohet nga; Komisioni Evropian përmes TEMPUS projekteve

Web faqja e projektit: http://www.consus-tempus.com 


Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme te sigurimit te cilësisë në Universitetit “Haxhi Zeka” (SD@UHZ)

Kohëzgjatja e projektit: 36 muaj

Fillimi i Projektit: 01 Dhjetor 2013 – 30 Nëntor 2016

Numri i Projektit : 543801-TEMPUS-1-2013-1-UK-TEMPUS-JPGR

Partneret e projektit janë :

• Universiteti i Edinburgh-ut (grant mbajtes), Skotlande;
• Universiteti i Alicante, Spanje;
• Universiteti Degli Studi “G. D’Annunzio” di Chieti-Pescara, Itali;
• Universiteti Haxhi Zeka, Kosovo
• WUS Kosova, Kosovo
• Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise (MASHT) Kosove;
• Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) , Kosove;
• Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare ne Arsimin e Larte – Kosove

Qëllimi i projektit

Qëllimi i gjere i projektit është ne mbështetjen strategjike te Universitetit Haxhi Zeka ne fushat si ne vijim: sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtare dhe mbështetjen e shërbimeve te studenteve. Ne ketë mënyre qëllimi kryesor i projektit është qe te mbështes Universitetin Haxhi Zeka ne arritjen e objektivave te procesit te Bolonies – Plani Strategjik i Arsimit te Larte ne Kosove 2011-2016, Strategjia Evropë 2020 , Korniza strategjike e Bashkëpunimit Evropian ne edukimin dhe trajnimin (ET 2020) ne fusha te caktuara, me qellim që të ndihmohet ne integrimin e Kosovës ne fushën Evropiane te Arsimit te larte.

Objektivat specifike te projektit janë:

• Të ndihmoj ne strukturën menaxheriale te Universitetit;
• Të ndihmoje ne themelimin dhe fuqizimin e zyrës për sigurimin e cilësisë ;
• Të ndihmoj ne themelimin dhe fuqizimin e zyrës per bashkepunim nderkombetar;
• Të ndihmoj ne përmirësimin e shërbimeve studentore me paraqitjen e shërbimeve te reja;
• Të modernizoj sistemin informativ te Universitetit

Financimi i Projektit : Komisioni Evropian përmes TEMPUS projektit

Web faqja e projektit: http://sd-uhz-tempus.net/

http://sd-uhz-tempus.net/?page_id=31


Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” ( FAITH)

Kohëzgjatja projektit/ 3 vjet
Fillimi i projektit: 01.12.2013 – 30.11.2016

Numri i projektit: 544142-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-SMGR

Partnerët e projektit:

• FH Campus Vjena, (grant mbajtës), Austri
• Universiteti i Alicantes, Spanjë
• Universiteti i Saarlandes, Gjermani
• Universiteti “Hasan Prishtina”Prishtine, Kosovë
• Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Kosovë
• Universiteti “Haxhi Zeka”Peje , Kosovë
• WUS- Kosova, Kosovë
• Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Kosovë
• Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) , Kosovë
• Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare në Arsimin e Lartë– Kosovë

Qëllimi i projektit:

Objektivi i gjerë i projektit është që korniza ligjore dhe praktikat në fuqizimin e institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës, të rishikohet, aktualizohet dhe zhvillohet, në mënyrë që të arrihet autonomia financiare dhe llogaridhënia dhe, si e tillë, të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane dhe modernizimin e sektorit të IT-së. Projekti do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Procesit të Bolonjës, Strategjisë së Kosovës për Arsim të Lartë 2005 – 2015, si dhe të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016.

Objektivat specifike të projektit janë

• Të rrisë vetëdijen te institucionet publike të Arsimit të Lartë të Kosovës rreth prioriteteve dhe obligimeve për realizim të autonomisë financiare dhe të llogaridhënies.
• Të zhvillojë udhëzuesit për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënies të i institucionet të larta publike.
• Të zhvillojë modulet e trajnimit dhe të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane për organizimin e autonomisë financiare dhe logaridhënien;
• Të modernizojë sistemin e teknologjisë informative me qëllim të lehtësimit të implementimeve të autonomisë financiare dhe llogaridhënies.

Projekti financohet nga: Komisioni Evropian, TEMPUS Projektet

Web faqja e projektit: www.tempus-faith.eu


Mbështetja e Internacionalizimit të Sistemit të Arsimit të Lartë nëpërmjet krijimit të Unionit Studentor të Kosovës- (SIHEKSU)

Kohëzgjatja e projektit : 36muaj

Numri i Projektit: 544357-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-SMGR

Fillimi i projektit: 1 dhjetor, 2013 – 30 nëntor 2016

Partneret e projektit:

1. Universiteti Paris- London i Salzburg-ut, Austria (mbajtës i grantit)
2. Universiteti i Edinburg-ut, UK
3. Universiteti i Alicante-s, Spanjë
4. Unioni studentor I Skocisë
5. Unioni i Studentëve Austri
6. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MASHT),
7. K-CIRT,
8. WUS Kosova
9. Agjencia e Akreditimit të Kosovës
10. Universiteti i Prishtinës,
11. Universiteti i Pejës,
12. Universiteti i Prizrenit,
13. Unioni Studentor Evropian,

Qëllimi i projektit :

Qëllimi i gjerë i projektit është që të ndihmoj në internacionalizimin e Sistemit të Arsimit të Lartë në Kosove përmes themelimit te Unionit Kosovar te studenteve. Pra, ky projekt do të fokusohet në zhvillimin e kornizës ligjore, krijimin e Unioneve Studentore Kosovare dhe mbështetjen e tyre për anëtarësim në Unionin Studentor Evropian.
Pra, projekti përkrahë universitetin në arritjen e objektivave të procesit të Bolonjës, strategjisë për Arsim të Lartë të Kosovës për periudhën 2005-2015, Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës për periudhën 2011-2016, strategjisë Evropa 2020, Strategjisë së kornizës për Bashkëpunim Evropian në edukim dhe trajnim (ET 2020) në fushat e njëjta, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e Kosovës në arenën e Arsimit të Lartë Evropian.

Objektivat specifike te projektit jane :

Projekti është i përbërë nga objektivat specifike vijuese:
• Zhvillimi i kornizës ligjore në krijimin e Unionit Studentor të Kosovës,
• Të ndihmojë në zgjedhjet e studentëve për krijimin e Unionit Studentor të Kosovës;
• Krijimin e Zyrës së Unionit Studentor të Kosovës dhe të zhvillojë rregullore administrative dhe udhëzimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Projekti financohet nga: Komisioni Evropian përmes projektit TEMPUS