Projekt hulumtues nga ISSLDNj

Projekt hulumtues nga ISSLDNj

Instituti për Studime të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut (ISLNj) i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” së bashku me Qendrën për Trajnim dhe Hulumtim për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (The European Training and Research Centre for Human Rights and Democracy) i Universitetit të Graz-it (Uni-ETC) kanë fituar projektin hulumtues me titull “Ndërtimi i sistemi të drejtësisë në Kosovën e pas luftës: Pavarësia, paanshmëria, drejtësia dhe përgjegjësia e gjykatave të ndërkombëtarizuara” (Building a post-war justice system in Kosovo: The independence, impartiality, fairness and accountability of the internationalized judiciary). Projekti përkrahet financiarisht nga HERAS Plus.

Ky projekt do të përqendrohet në analizimin e dimensionit të konceptit ndërkombëtar të sundimit të së drejtës të prezantuar nga “Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP)” në Kosovën e pasluftës. Projekti do të analizojë veçanërisht sistemin gjyqësor të ndërkombëtarizuar, një komponent gjyqësore ndërkombëtare e injektuar në sistemin gjyqësor ekzistues vendas. Pasioni kryesor që motivon këtë projekt është: të kuptojë dhe justifikojë projeksionin e ambicieve të sundimit të ligjit të misionit të ESDP-së në terren.

Studimi, më tej analizon qëndrimet e përhapura të aktorëve ndërkombëtarë në lidhje me besnikërinë ndaj shtetit të së drejtës dhe përpiqet të zbulojë “misterin” që rrethon zbatimin e parimeve ndërkombëtare të sundimit të ligjit në praktikë. Bazuar në studimin e rastit të aktorëve të sundimit të ligjit të EULEX-it, ky studim kërkon të sigurojë një shpjegim të projeksionit të sundimit të ligjit nga aktorët ndërkombëtarë, duke u përqendruar në perceptimet e përgjithshme që janë shfaqur në të gjithë shoqërinë.

Projekti ndjek një sekuencë logjike të promovimit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit shkencor ndërkombëtar ndërmjet studiuesve austriakë dhe studiuesve të Kosovës në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Hulumtimi do të trajtojë këto pyetje kryesore kërkimore:

  1. A ka një gjykatë e ndërkombëtarizuar kapacitet të mjaftueshëm institucional për të vepruar si një garantues i vërtetë i sundimit të ligjit në shoqërinë tranzicionale?
  2. A mundet një gjykatë e ndërkombëtarizuar të sigurojë drejtësi dhe gjykim të drejt në një sistem të brendshëm gjyqësor?
  3. Në çfarë mënyre kontribuon një gjykatë e ndërkombëtarizuar në formësimin e konceptit të shtetit të së drejtës?
  4. Çfarë lloj vlerash morale injekton gjyqësia ndërkombëtare në shoqëri? (Trashëgimi e EULEX-it)

Nga Instituti për Studime i Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut (ISSLNj), udhëheqëse e projektit është Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati e cila së bashku me Prorektoren Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala kanë krijuar bashkëpunimin me institutin austriak dhe kanë fituar projektin. Në projekt është në cilësinë e hulumtuesit është inkuadruar edhe Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku. Ndërkohë nga Qendra për Trajnim dhe Hulumtim për te Drejtat e Njeriut dhe Demokraci i Universitetit të Graz-it (Uni-ETC), për realizimin e projektit do të punojnë profesorët nga Gerd Oberleitner. Lisa Heschl, Wofgang Benedek, Agnes Romanin.

Në projekt do të përfshihen edhe tre (3) studentë (në cilësinë e hulumtuesve të rinj) nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”. Studentët do të kontribuojnë në këtë hulumtim dhe do të përfitojnë përvojë ndërkombëtare në menaxhimin e projekteve hulumtuese.

Please follow and like us: