Programi Erasmus+

Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Dita Informuese e programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, do të mbahet më 26 Nëntor 2018, duke filluar nga ora 9:30 për IAL-të, si dhe nga ora 14:00 sesioni për studentët. Kjo ditë informuese do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.