Profesorët dhe Trajnimi Quadic

Në kuadër të projektit QUADIC është organizuar trajnim në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Profesoret në trajnimin Quadic, që përfaqësuan UHZ-në ishin: koordinatori i UHZ-së në QUADIC, PhD (c) Besfort Ahmeti dhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Karrierës z. Abedin Selimaj. Trajnimi i mbajtur në Durrës me datat 07-10 qershor 2021 kanë marrë pjesë 19 partnerë nga 14 universitete nga Kosova dhe Shqipëria që synon ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë trajnim, shih edhe njoftimin zyrtarë të trajnimit, nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës: https://www.uamd.edu.al/index.php/sq/2021/06/10/zhvillohet-trajnimi-i-rradhes-i-projektit-quadic/.

Projekti QUADIC zhvillohet në kuadër të programit të Bashkimit Evropian Eramus+. Quadic ka për qëllim që të përmirësoj sigurimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitetin institucional për marrëdhëniet ndërkombëtare, me zyra plotësisht funksionale përkatëse. Në Quadic janë nëntë anëtarë e konsorciumit në Kosovë dhe pesë anëtarët e konsorciumit në Shqipëri. Për më shumë informacion rreth projektit QUADIC mund t’i shihni në këtë link: https://quadic.net/.

Gjatë vitit 2020 në kuadër të këtij projekti, me qëllim të lehtësimit të sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVId-19, UHZ ka pranuar donacion paisje elektronike, shih linkun: http://unhz.eu/donacion-i-pasijeve-nga-erasmus-per-uhz/

Profesorët ndjehen të kënaqur me aktivitetet qe po zhvillohen në trajnimin Quadic

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.