Profesorë nga Universiteti “Savonia” vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Profesorë nga Universiteti “Savonia” vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Profesorë nga Universiteti “Savonia” vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Sot, studentët e fakultetit të agrobiznesit, departamenti agroekologji dhe mjedis, si dhe studentët e fushës së mjedisit në master patën mundësinë të dëgjojnë ligjëratën nga Prof. Eero Antikainen me temën “Siguria e ujit dhe fokusi i kërkimeve të aplikuara dhe zhvillim të produktit në Finlandë”. Në këtë ligjëratë u prezantuan të arriturat në teknologji sa i përket menaxhimit të ujërave, të cilat janë jetike për zhvillimin e agrikulturave, por edhe për ujin e pijes po ashtu. Prof. Antikainen ndër të tjera tha se qëllimi i ligjëratës është që të realizohet shkëmbimi i studentëve dhe profesorëve nga Universiteti “Haxhi Zeka”, për të qenë partner në kërkime shkencore dhe praktika, të cilat do të jenë të zbatueshme jo vetëm në Finlandë, por edhe në vendet e tjera partnere me këtë Universitet. Ai po ashtu potencoi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave në vendin tonë dhe kudo në botë, duke ndërlidhur mjedisin me zhvillimin ekonomik përmes agrokulturës, mjedisit, turizmit etj. Kjo vizitë vije si rezultat i vizitës dhe bashkëpunimit që ka bërë menaxhmenti i Universitetit ”Haxhi Zeka” kohë më parë në Universitetin Savonia në Finlandë, i cili është në krye të listave të universiteteve botërorë për arsimim dhe edukim.

Please follow and like us: