Përfundon trajnimi për studentë

Përfundon trajnimi për studentë

Përfundon trajnimi për studentë

Studentët e Fakultetit të MTHM-së dhe të Agrobiznesit, sot morën pjesë në trajnim për studentë me temën “Soft Skills”.

Për tre ditë me radhë studentët e të gjitha njësive akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” u trajnuan nga profesorë dhe ekspertë të Universitetit të Edinburgh-ut, Alikante-s dhe D`Annuzio-s. Përfitimet e studentëve me shkathtësi profesionale për të qenë konkurrent në tregun e punës do të rezultojnë edhe nesër në Panairin e parë të Karrierës, ku do të kenë mundësi të takojnë punëdhënësit e tyre potencial.

Trajnimi është realizuar në kuadër të projektit të TEMPUS-it “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” (SD@UHZ)”, me temat zhvillimi i karrierës, shkrim akademik dhe shkrim biznesi, aftësi prezantuese, zhvillim i planit të biznesit dhe metodat e hulumtimit, me ç`rast studentët janë pajisur me certifikata përkatëse.

Panairi i Karrierës është i pari i këtij lloji dhe organizohet nga Universiteti “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me partnerët e projektit të TEMPUS-it.