Përfundoj me sukses Universiteti Ndërkombëtar Veror i organizuar nga UHZ

Përfundoj me sukses Universiteti Ndërkombëtar Veror i organizuar nga UHZ

Përfundoj me sukses Universiteti Ndërkombëtar Veror i organizuar nga UHZ

Për disa ditë me radhë u mbajt Universiteti Ndërkombëtar Veror, me ç ‘rast studentët realizuan shumë punëtori dhe përfituan njohuri shkencore dhe praktike nga profesorët vendor dhe ndërkombëtar.

Temë bosht e këtij Universiteti  ishte “Menaxhimi Strategjik, Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i Inovacionit”, pjesëmarrës të punëtorisë ishin studentë të UHZ-së, nga Shqipëria, Gjermania, Rumania, Greqia dhe Maqedonia, me ç ‘rast edhe u certifikuan.

Universiteti Veror është realizuar për herë të parë në rajonin tonë të organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” dhe  përfaqësuesit e Universitetit Ahen dhe Munster nga Gjermania. Bazuar në këtë praktikë, vitet në vazhdim UHZ do të jetë nikoqir i organizimit të Universitetit Veror, ku studentët vendorë dhe të huaj, do të jenë përfitues të kulturës, shkencës dhe njohurive të reja.