Përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës u pritën nga UHZ

Përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës u pritën nga UHZ

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në krye me Rektorin Prof.Dr. Fadil Millaku pritën në takim përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës.


Gjatë këtij takimi studentët dhanë informata rreth punës dhe aktiviteteve të Unionit dhe po ashtu falënderuan Rektorin për përkrahjen e dhënë deri me sot, dhe kërkuan që përkrahja të vazhdojë edhe më tutje.


Më pas përfaqësuesit e USK mbajtën një ligjeratë për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të cilët i informuan rreth punës dhe aktiviteteve të këtij Unioni. Më pas për studentë u mbajtën workshope me temat “Orientimi në karrierë” dhe “Raporti student-profesor”.
Takimet u përmbyllën me koktej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.