Përfaqësues të UHZ-së u takuan me përfaqësuesit e Universitetit Ohio Northen

Përfaqësues të UHZ-së u takuan me përfaqësuesit e Universitetit Ohio Northen

Përfaqësues të UHZ-së u takuan me përfaqësuesit e Universitetit Ohio Northen

Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof. Dr. Ass. Sabiha Shala dhe dekani i fakultetit juridik, Prof. Ass. Dr. Gani Asllani, u takuan sotZ. Brian Anderson përfaqësues nga Universiteti Ohio Northern, i cili nga afër i njoftoji rreth programit të bursave nga Universiteti Ohio Northern. Nga ky grant do të shpërndahen gjashtë bursa për stafin akademik ( profesorë dhe asistent të fakulteteve juridike), në Kosovë për programin, Master në Drejtësi për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit (LL.M Program, Democratic Governance and Rule of Law) në Ohio Northern University për vitin akademik 2016-2017.

Më poshtë janë të dhënat për aplikim dhe detaje të tjera:

Ohio Northern University në bashkëpunim me kompaninë Kosovo Legal Services Company – KLSC, ka pranuar një grant për shpërndarjen e 6 bursave për Stafin Akademik (Profesorë dhe Asistent të fakulteteve juridike), për programin Master në Drejtësi për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit (LL.M Program, Democratic Governance and Rule of Law) në Ohio Northern University për vitin akademik 2016-2017.

Informata rreth Programit LLM për Profesorët e Fakulteteve Juridike në Kosovë mund ti gjeni në ueb-faqen e Qendres per Qeverisje Demokratike dhe Sundim te Ligjit tek Ohio Northern Universiteti: http://www.onu.edu/ruleoflaw/kosovo_llm_program

Procesi i Aplikimit kërkon:

· Forma e kompletuar e aplikimit;
· Një dokument të nënshkruar nga Fakulteti Juridik në Kosovë që vërteton se pas përfundimit të programit, aplikanti do angazhohet në mësimdhënie në fushën juridike;
· Dy letra rekomandimi (që përkufizojnë aftësitë e aplikantit dhe potencialin e tyre si mësimdhënës në Fakultetin Juridik);
· Kopje të transkripteve të studimeve Bachelor (LLB) dhe studime tjera relevante;
· Kopje të pikëve të testit të Gjuhës Angleze (nëse është e aplikueshme – në qoftë se aplikanti nuk ka qenë pjesë e ndonjë testi të gjuhës me parë, aplikantëve do te i ‘u mundësohet një testim);
· Deklarata e interesimit për programin (që përshkruan qëllimet e aplikantit për programin dhe se si ata shpresojnë që ky program do të ngritë aftësitë e tyre dhe të mësimdhënies).

Dokumentet e aplikimit duhet të skanohen dhe të dërgohen në e-mail: llm@onu.edu

Afati për aplikim është deri me 5 Korrik 2016.

Për pyetje, kontaktoni Prof. Brian Anderson në b-anderson.6@onu.edu
Takime individuale me Prof. Anderson, mund të organizohen në Prishtinë prej ditës se Hëne, 27 Qershor deri ditën e Mërkure, 29 Qershor duke caktuar një termin të takimit.

Linku