Panairi i parë i karrierës në Universitetin “Haxhi Zeka”

Panairi i parë i karrierës në Universitetin “Haxhi Zeka”

Panairi i parë i karrierës në Universitetin “Haxhi Zeka” 

Sot, studentët pas tre ditë trajnimi u takuan me punëdhënësit e tyre potencial. Përfaqësues të kompanive të ndryshme ishin prezent me ofertat e tyre për punësim dhe praktika.
Në fjalën e tij, u.d. Rektori i UHZ-së, Prof.Asoc.Dr. Fadil Millaku theksoi rëndësinë e panairit të parë, që sipas tij qëllimi është intensifikimi i kontakteve të studentëve me punëdhënësit e ndryshëm nga regjioni, duke i ‘u lehtësuar atyre qasjen me punëdhënësin dhe përfitimin e përvojave me stafin e rekrutimit dhe procese të tjera rreth punësimit në ndërmarrje të ndryshme në vend. Rektori Millaku, po ashtu tha se panairi ofron mundësi të mirë jo vetëm për studentët por edhe për kompanitë, me ç ‘rast mund të realizojnë zgjedhjen e stafit të tyre të kualifikuar përmes UHZ-së. Në fund falënderojë partnerët dhe bashkëpunëtorët për këtë panair të parë të karrierës në UHZ dhe studentëve i ‘u urojë shumë fat dhe suksese.


Ndërsa, znj. Leman Hatashi, drejtoreshë në Agresionin për Zhvillim Regjional në Kosovën Perëndimore, si pjesë e asociacionit të AZHRVe /ARDA , tha se është privilegj që agjecioni të jetë bashkë organizatorë në këtë panair për të krijuar kushte për një mundësi të punësimit, veprim ky që është në harmoni edhe me objektivat e përgjithshme të Agjencisë, Universitetit edhe të autoriteteve qendrore dhe lokale. Hatashi në veçanti theksojë rëndësinë e punësimit të rinjëve, me qellim që të sigurohet zhvillim të qëndrueshëm ekonomik , përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe rinisë, jo vetëm në regjion por edhe më gjerë në tërë territorin e Kosovës. Ajo, po ashtu falënderoj menaxhmentin e Universitetit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të agjecionit dhe universitetit.


Bashkorganizatorë dhe mbështetës në këtë panair ishin edhe qeveria zvicerane, përmes projektit “Rrijta e punësimit për të rinjtë”(EYE), me ç ‘rast, përfaqësuesja e projektit znj. Valbona Rraci ritheksoj se projekti në fjalë ka për synim krijimin e kushteve më të mira për tregun e punës, për të rinjtë që dalin nga institucionet e arsimit të lartë dhe shkollat profesionale, që t`i qasen më lehtë tregut të punës. Rraci urojë shumë suksese dhe inkurajoj të rinjtë për bashkëpunim me kompanitë e pranishme në këtë panair, duke i`u uruar shumë sukses.

Përndryshe, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, organizojë këtë panair në kuadër të projektit të TEMPUS-it “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” (SD@UHZ) dhe me mbështetjen e Agjencionit për Zhvillim Regjional në Pejë(ARDA) dhe nga qeveria zvicerane me projektin “Rritja e punësimit për të rinjtë” (EYE).

Partnerë të projektit të TEMPUS-it janë: Universiteti Edinburgh-ut, Universiteti Alicante dhe Universiteti D`Annuzio, që për tre ditë me radhë ekspertë dhe profesorë kanë trajnuar dhe përgatitur studentët për prezantimin e shkathtësive të tyre në këtë panair të karrierës.