Sot më datë 28.07.2017 është mbajtur mbledhja e 52-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Në këtë mbledhje ndër të tjera u diskutua edhe trajtimi i kërkesave për rishqyrtimin e vendimeve të KSHC-së për programet e pezulluara nga mbledhja e kaluar e KSHC-së dhe analizimi i listave të stafit akademik për programet veçse të akredituara të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, etj.

Në lidhje me trajtimin e kërkesave për rishqyrtimin e vendimeve të KSHC-së për pezullimin e programeve të studimit nga mbledhja e kaluar, KSHC i AKA ka marrë vendim për largimin e masës së pezullimit për të gjitha programet e suspenduara të Universitetit “Haxhi Zeka”. Kjo nënkupton se në bazë të këtij vendimi të KSHC-së, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë për vitin akademik 2017/2018 mund të regjistrojë studentë të rinj në 17 programe të studimit, në dy nivele Bachelor dhe Master.

Për të parë listën e aktualizuar të programeve të studimit valide në të cilat studentët mund të regjistrohen për vitin akademik 2017/18 në Universitetin “Haxhi Zeka”, klikoni në linkun e mëposhtem.

http://akreditimi-ks.org/docs/Reports/AllSP52.pdf

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, falenderon Këshillin Shtetëror të Cilësisë, për marrjen e një vendimi të tillë dhe po ashtu shumë të rëndësishem për institucionin tonë!