Njoftim për Grevë!

Rektorët e Universiteteve Publike pas mbledhjes që kanë pasur sot, kanë marrë vendim se prej nesër, e marte, 29.01.2019, të gjitha Universitetet Publike do të fillojnë grevë të përgjithshme. Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve. Njoftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe stafi administrativ se nga dita e nesërme, me dt. 29.01.2019, UHZ do të hyjë në grevë. Provimet e parapara për datat e publikuara nuk do të mbahen, prandaj do të ju njoftojmë me kohë.