Njoftim
Ftohen studentët e interesuar, të Marten – me 6 Dhjetor në teatrin e qytetit të Pejës “Istref Begolli”, nga ora‎ 13:00 – 14:30 të marrin pjesë në prezantimin e programeve të studimit në kuadër të “U.S. Embassy Outreach Program”, nga zyrtarët e ambasadës Amerikane në Kosovë ku do të flitet rreth programeve të edukimit dhe përkrahjes së nxënësve dhe studentëve në kuadër të programeve të Ambasadës. Me këtë iniciativë Ambasada dëshiron të informoj më mirë nxënësit dhe studentët rreth mundësive që ambasada Amerikane i ofron me programet e saj.

Please follow and like us: