Njoftim

Biografi e shkurtër

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Dekanit të Fakultetit të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Fadil Govori.

Më këtë rast, duke bashkëndjerë me Ju dhimbjen e thellë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesorit dhe bashkëpunëtorit tonë.

Ju njoftojmë se nesër në ora 10.00, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij. 

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 28.08.2015, në ora 13:00,  në Ferizaj.

Pejë, 27.08.2015                                                                      Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori – Rektor