NJOFTIM

Njoftohen studentët e UHZ-së se gjatë këtij semestri do të organizohen ligjerata në fushën e “Integrimeve Evropiane” nga Prof. Gazmend QORRAJ, Jean Monnet Chair.

  1. Takimi dhe ligjerata e parë me pjesëmarrësit do të mbahet me datë 12.12.2019, ora 10.00, në Fakultetin e Biznesit, salla C2;
  2. Ligjëratat do të jenë intensive dhe do të mbahen gjatë gjithë ditës në grupe.
  3. Pjesëmarrësit do të marrin certifikatë nga lëmi i “Integrimeve Evropiane” programi ERASMUS+.
  4. Në përgjithësi do të jenë 10 ligjërata si ne vijim:
    I Integrimi Evropian – Procesi i Stabilizim Asocimit
    II Integrimi tregtar në BE dhe MTL-të në EJL
    III Marrëdhëniet Rajonale në EJL
    IV Institucionet e BE-së dhe Kapaciteti Absorbues
    V Asistenca financiare e BE-së
    VI Ndërmarrësia dhe integrimi në BE
    VII Integrimi Monetar dhe Fiskal i BE-së
    VIII Politikat e Bashkimit Evropian
    IX Sfidat e zgjerimit të BE-së
    X Kriza financiare e BE-së

Andaj, inkurajohen të gjithë të interesuarit të lajmërohen për regjistrim te Asistentja MSc. Suada Ajdarpašić, pranë Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë
Vërejtje: Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Agjenda në gjuhën boshnjake