Njoftim

 

NJOFTIM

Programi “Kërko Drejtësi” në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” ofron mundësi për punë praktike me pagesë, për dy student në zyrën në Klinikën Juridike Penale të Programit “Kërko Drejtësi” në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj.

Rreth programit “Kërko Drejtësi”

Programi “Kërko drejtësi” është program i financuar nga INL/Departamenti i shtetit të Amerikës dhe i implementuar nga National Center for State Courts (NCSC). Programi ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe disponueshmërinë e burimeve të informacionit në komunitet dhe për të përmirësuar përpjekjet e avokimit dhe edukimit të publikut. Programi “Kërko Drejtësi” filloi në gusht të vitit 2016 dhe përmes këtij konkursi ka për qëllim rritjen e mundësive për formim të të menduarit kritik dhe aftësive praktike të studentëve.

Kushtet që duhet plotësuar

Studentët e interesuar duhet të kenë njohuri të avancuara në gjuhën angleze, aftësi në hulumtim ligjor, shkrim ligjor etj. Përvoja në ndonjë punë praktike të mëhershme është përparësi.

Preferohen aplikacionet nga studentet e vitit të  katërt ose studentë të programit master.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV-ja
  • Letër motivuese dhe
  • Certifikata e notave dhe ndonjë certifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë referencë

Për të aplikuar dërgoni me e-mail dokumentet e kërkuara në adresën: info@ncsc-ks.org, me subjektin “Punë praktike- Universiteti i Pejës”, deri më 28 mars 2017 në ora 24:00. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.