Njoftim

Njoftim

Për shkak të mospranimit, mosdorëzimit të të gjitha dosjeve, nga referentet përgjegjës të fakulteteve, listat e bursistëve të shpallura nga komisioni për ndarjen e bursave me dt. 21.12.2014, janë anuluar, me qëllim të shqyrtimit të të gjitha dosjeve të dorëzuara nëpër njësi akademike, dosje të cilat me pas nuk i janë përcjellur komisionit për shqyrtim, gjë e cila ka shkaktuar pakënaqesi të një numër studentësh. Njoftohen të gjithë studentët-aplikues, se komisioni do te shqyrtoj dhe rishqyrtoj të gjitha dosjet e aplikantëve dhe do të publikoj të gjithë emrat e atyre që plotësojnë kushtet sipas konkursit.
Obligohen referentët e njësive akademike, që më se largu deri nesër me  23.12. 2014, në ora 10.00, të dorëzojnë të gjitha dosjet e studentëve në komisionin për ndarjen e bursave.
Me respekt
Prof. asoc. Dr. Fadil Millaku – Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë
Kryetar i komisionit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2013-2014.