Nënshkrimi i bashkëpunimit me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare

Nënshkrimi i bashkëpunimit me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare

Me datën 24.10.2018 Universitetin “Haxhi Zeka” e vizitoi kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare z.Tahir Shabani. Kryetarin e mirëpriti rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr.Fadil Millaku me bashkëpunëtor.

Rektori  i Universitetit “Haxhi ZEKA” në  Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku,  dhe Tahir Shabani, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, nënshkruan një marrëveshje në promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellët për të dyja palët.

Me këtë rast Rektori Fadil Millaku, falënderoi Kryetarin Tahir Shabani për kontributin e tij në  ndërlidhje dhe bashkëpunime sa më të mëdha ndërkombëtare, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin mes Universitetit tonë dhe Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Kurse Tahir Shabani, Kryetar i Shoqatës, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se qëllimi i shoqatës është të krijojë sa më shumë ndërlidhje në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë publike.

Bashkëpunimi do të zbatohet përmes krijimit të  mundësive për rrjetëzimin dhe shkëmbimin reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitete të ndryshme nga Franca dhe Zvicrra. Marrëveshja do të ketë për qëllim pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore, organizimin e konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Përmes kësaj marrëveshje të dyja palët tentojnë që të bëjnë  promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve, ekspozitave  me artistët  shqiptarë  pranë organizatave ndërkombëtare dhe galerive artistike dhe krijimin e raporteve përmes urave të miqësisë  me shfrytëzimin e diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike në Evropë.

Please follow and like us: