Në Universitetin “Haxhi Zeka” u mbajtën provimet pranuese

Në Universitetin “Haxhi Zeka” u mbajtën provimet pranuese

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mbajtur provimet pranuese për afatin e parë,  për vitin akademik 2018-2019, në të gjitha njësitë akademike.

Për të parë nga afër këtë proces, Fadil Millaku Rektor në Universitetin “Haxhi Zeka”, së bashku me Prorektoren Sabiha Shala dhe Dekanët kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë. Rektori Fadil Millaku të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues dhe i falënderoi që kanë përzgjedhur UHZ-në për të regjistruar studimet universitare dhe i siguroi se më të mirët do të pranohen.

Universiteti “Haxhi Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 2417 studentë, prej të cilëve 1927 të rregullt dhe 490 studentë me korrespodencë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 26.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 28.07.2018.

Varësisht nga rezultatet e provimit pranues, Universiteti “Haxhi Zeka”, në shtator do të shpall edhe konkursin plotësues për pranimin e studentëve në studime themelore- Bachelor në vitin akademik 2018/2019.

Please follow and like us: