Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Europës

Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Europës

Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Europës

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës, Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit i Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës organizuan ligjëratën online me temë “Bashkimi Europian, Edukimi dhe Kosova”. Ligjërata u mbajt nga profesorë të fushës përkatëse: Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala dhe Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati.

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të rrisë interesimin dhe diturinë e të rinjve për çështjet dhe temat lidhur me Bashkimin Europian, si dhe të promovojë diskutimin dhe debatin si mënyrë demokratike për kapërcimin e dallimeve në të menduar.

Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala prezantojë historikun e krijimit dhe funksionimit të Bashkimit Europian, duke analizuar dhe elaboruar gjendjen e Kosovës në kontekstin e integrimit europian.

Prof. Ass. Gjylbehare Murati mbajti ligjëratën me temë “Politika arsimore e Bashkimit Europian”, duke sqarua më detajisht formimin e politikës arsimore, promovimin e kësaj politike, rrugëtimin e politikave arsimore dhe programeve. Të dy profesoreshat ndanë me studentët edhe përvojat dhe sfidat gjatë shkollimit të tyre jashtë vendit.

Pas ligjëratës u zhvillua një diskutim, në të cilin studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe interpretime të ndryshme.