Në UHZ u mbajt seminari  me temën  “Përfshirja Sociale në Sistemin e Arsimit të Lartë në Kosovë”

Në UHZ u mbajt seminari me temën “Përfshirja Sociale në Sistemin e Arsimit të Lartë në Kosovë”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë në bashkëpunim me profesorë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizuan seminar me temën  “Përfshirja Sociale në Sistemin e Arsimit të Lartë në Kosovë”, që u mbajt sot me datë 28.06.2019.

Rektori i Universitetit Prof.Dr.Fadil Millaku përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoj për marrjen e iniciatives që të organizohet një seminar me temë të tillë që është shumë me rendësi për shoqërin në tërësi dhe për arsimin në veçanti. Të pranishmit i përshëndeti edhe Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore.

Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala dhe Prof. Assoc. Dr. Besnik Krasniqi, të dy në cilësinë e ekspertëve të reformës së arsimit të lartë në Kosovë (HEREs), mbajtën prezentim pë përfshirjen sociale në nivel të arsimit të lartë.

Prof.Asoc.Dr.Besnik Krasniqi bëri një prezentim rreth gjendjës aktuale në Universitetin e Prishtinës me temë Strategjia për përfshirjen sociale në nivel të Arsimit të Lartë. Ndër të tjera ai sqaroj nenet e statutit të UP-së ku parashihet përfshirja sociale dhe trajtimi i të gjithë studentëve në mënyrë të barabartë duke u përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

Prorektorja Sabiha Shala fillimisht e sqaroj kategorizimin e personave me nevoja të veçanta si dhe prezantoj të dhëna statistikore rreth këtyre përsonave.Ndërsa Msc.Dardan Lajqi  dha disa informata rreth legjisacionit dhe politikave të Kosovës për përfshirjen sociale. Si dhe në fund u mbajt një diskutim me studentët dhe të pranishmit të tjerë.Prezent kishte edhe studentë me aftësi të kufizuara, të cilët e vlerësuan lartë angazhiminn e UHZ-së për trajtimin e tyre dhe përmisimin e kushteve të studimeve për këtë kategori. U arrit në përfundim që duhet të mbledhen të dhëna të sakta rreth numrit të personave me nevoja të veçanta dhe të hartohet një strategji e mirëfillt për përfshirjen sociale në sistemin e arsimit të lartë ne Kosovë si dhe të ndërmirren hapa konkret në përmisimin e kushteve për studentë me aftësi të kufizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.