Në UHZ u mbajt ligjëratë nga profesorë të Staffordshire University

Në UHZ u mbajt ligjëratë nga profesorë të Staffordshire University

Më datë 09.03.2021, në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt ligjëratë online nga Prof. Dr. Mariya Nad nga Universiteti Staffordshire në Angli.

Tema e ligjëratës ishte “Zhvillimi profesional për të pasur një karrierë të suksesshme”.

Profesoresha Nad, ndau përvojën e saj me studentët, pastaj fjalë mirë se ardhjeje i uruan Prorektori për Financa dhe Infrastrukturë Prof. Dr. Afrim Selimaj dhe Dekani i Fakultetit të MTHM-së, Prof. Asoc. Dr. Adem Dreshaj.

Në fund të ligjëratës të dyja palët theksuan se mirëpresin bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen.

Please follow and like us: