Nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” Shkëlqesia e Saj Mania Feilcke-Dierck

Sot në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë u mbajt ceremonia solemne me ç ‘rast u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” personaliteti i shquar, mikja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Mania Feilcke-Dierck,, e cila me vullnetin dhe përkushtimin e vet të madh ka dhënë kontribut të veçantë në çlirimin, përparimin, njohjen dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.
“Ambasadorja Mania Feilcke Dierck – ka qene dhe është lobuese e madhe për njohjen e shtetit të Kosovës në shume vende ku ndikimi i saj ishte pranishëm. Tradita e Shqiptarëve gjatë gjithë fazave të zhvillimit të saj pavarësisht gjendjes dhe situatave ne te cilat është gjendur ka si trashëgimi të lashtë respektin ndaj atyre qe dinë ti nderoj djemtë dhe vajzat e saj e një gjë te tille te gjithë e dini qe znj. Feilcke Dierck ka ditur të nderoj Presidenten tone znj. Atifete Jahjaga dhe figura te tjera te shtetit tone me organizimin e takimeve dhe konferencave me të vetmin qëllimin avancimin e pozitës së Kosovës në Arenën Ndërkombëtare” tha Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof. Dr. Fadil Millaku në fjalën hyrëse.

 

Në mesin e përfaqësuesve të institucioneve vendore ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti i cili falënderoje Universitetin Haxhi Zeka për nderimin e një zonje dhe mike të shqiptarëve e cila ka kontribuar në përkrahjen e shtetit të ri të Kosovës.


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, theksoi edhe njëherë rëndësinë e rolit dhe kontributit të shquar të zonjës Feilcke Dierck në zhvillimin e marrëdhënieve Kosovë- Gjermani.

Më pas për jetën dhe veprën e Shkëlqesisë së Saj, Prorektori i UHZ-së, Prof. Asoc. Ibish Mazreku veçmas theksoi kontributin e zonjës Feilcke-Dierck në fushën e diplomacisë, e cila ka dhënë një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Prorektorja znj. Sabiha Shala para të pranishmëve ka lexuar vendimin e Senatit të Universitetit Haxhi Zeka për ndarjen e titullit “Honoris Causa” për znj. Mania Feilcke-Dierck.


Ambasadorja Mania Feilcke-Dierc, pas pranimit të titullit ka shprehur falënderimin e përzemërt për nderimin që Universiteti “Haxhi Zeka” ia ka bërë me këtë mirënjohje. Ajo në fjalimin e saj ndër të tjera premtoi përkrahjen e vazhdueshme të saj në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, mbështetjen në forcimin e paqes, fushën e arsimit dhe në të gjitha fushat tjera të rëndësisë së shtetit të Kosovës. Ajo gjithashtu premtoi se Universiteti “Haxhi Zeka” do ta ketë një vend të veçantë në agjendën e saj zhvillimore.

 
Ceremonia u përmbyll me ekzekutimin e dy pikave muzikore Die Zwie Blauen Augen nga G. Mahler dhe Kjo Dashnia Kjoftë Mallkue argj. Lola Gjoka interpretuar nga mezzo soprano Besa Berberi dhe piano Suzana Jakupi.