Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit (FMTHM) është   pasardhës  i departamentit Menaxhment Turizëm dhe Hotelieri (1969-1975) që ka qenë në kuadër të Shkollës së Lartë Ekonomike. Shkollë kjo e themeluar ne vitin 1960 si institucion i Arsimit të Lartë dy vjeçar.  Në vitin akademik 2001/2002 Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo Shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Po në këtë periudhë 2001/2002 u rihap departamenti i Menaxhmentit në Turizëm dhe Hotelieri i cili vazhdon të funksionon sot si Fakultet në vete.  Fakulteti I Menaxhmentit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis  i Universitetit Publik “Haxhi Zeka”  Pejë (UPP), është bartës i studimeve themelore dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të UPP-së. Studimet e rregullta dhe ato me korrespondencë në FMTHM në Pejë organizohen për fitimin e përgatitjes akademike Bachelor i shkencës. FMTHM ka nje staf të kompletuar prej 27 mësimdhënësish operon me këto kapacitete: 1852 student, me një administratë të përgjithshme dhe të kompletuar e të gatshme për punë, dhoma të paisaura për mësim, me struktura të përkohshme të krijuara dhe me programe të mirëdizajnuara për mësimdhënje dhe mësimnxënje.

organogrami_fmthm
Struktura organizative e FMTHM

Misioni i Fakultetit të Menaxhimit të Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit dhe objektivat strategjike

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit është njësi akademike e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” Pejë. Trajtohet si institucion publik i shkollimit të lartë, i cili aktualisht organizon dhe zhvillon studime universitare themelore dhe pretendon që të vijojë me studime të nivelit me të avancuar duke aftësuar kuadro të reja profesionale dhe shkencore.
Misioni themelor i Fakulteti për shoqërinë demokratike dhe moderne është që të sigurojë ngritje cilësore, arsimore – profesionale dhe shkencore në shumë fusha të menaxhmentit, turizmit, hotelierisë dhe mjedisit, me qëllim të përgatitjes së studentëve që në jetën menaxheriale udheheqese t’i përballojnë  sfidat që do t’u paraqiten.
Mision i posaçëm i fakultetit do të jetë aftësimi i studentëve në kërkime shkencore dhe aftesimi profesional. Fakulteti synon të ketë rol udhëheqës në zhvillimin e arsimimit lidhur me reformimin e manxhimit te turizmit, hotelierise, mbrojtjes se mjedisit, zhvillimit e produktit turistik vendor dhe menaxhimin e projekteve strategjike per zhvillimit e turizmit, aftësimin shkencor dhe profesional per menaxhimin dhe zhvillimin  e cdo produkti turistik dhe hotelier brenda dhe jasht vendit. I tërë aktiviteti mësimor dhe kërkimor shkencor që zhvillohet në fakultet është i mbështetur në standarde më të larta në procesin e mësimdhënies, mësim – zënies dhe vlerësimit të njohurive të studentëve, pa lënë pas dore as kërkimet shkencore. Fakulteti do të bëjë përpjekje që në kuadër të misionit të vet të inkorporohet plotësisht në standardet evropiane më të avancuara të arsimit të lartë sipas Deklaratës së Bolonjës dhe reformimit të arsimimit të lartë ligjor evropian.

Vizioni

Fakulteti i Menaxhmit të Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore të edukimit Universitar, Pasuniversitar, kërkimit shkencor dhe trajnimit për përgatitjen e specialistëve të fushës së turizmit, hotelierise dhe mjedisit. Fakulteti i Menaxhmit të Turizmit, Hotelierisë dhe Mjedisit  me nje departament , nje program dhe dy profile studimi,  synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin e kuadrove për turizem, hotelieri dhe mjedis duke kontribuar drejteperdrejte në integrimin evropian të vendit.