Mundësi për pjesëmarrje

Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës – Takimet e Dialogut Rinor
ERA në partneritet me BIRN Kosovë, TV Mreža dhe Bankwatch po organizojnë dy takime dialogu me studentë të shkollave të mesme dhe Universitetit nga e gjithë Kosova, me qëllimin përfundimtar të promovimit të efikasitetit më të mirë të energjisë dhe praktikave mjedisore.
Takimet e dialogut për të rinjtë gjithashtu do të sigurojnë mësim permes perjetimit si dhe mundësi për angazhimin e pjesëmarrësve dhe vullnetarëve. Gjatë takimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë çështjet më të ngutshme mjedisore në komunitetet përkatëse dhe të mësojnë rreth mjeteve të avokimit, mekanizmave ,aktiviteteve dhe gazetarisë hulumtuese, për të adresuar më tej çështjet në një nivel thelbësor, midis çështjeve të tjera të rëndësishme që do të mësohen dhe diskutohen.
Takimi i parë i dialogut do të mbahet të martën, 29 qershor 2021 në Pejë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 16:00.
Takimi i dytë do të mbahet të mërkurën, 30 qershor 2021 në Gjakovë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 16:00.
Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit më poshtë për t’u bërë pjesë e takimeve të dialogut. Ju do të njoftoheni me email për detaje të mëtejshme të ngjarjes, të tilla si: vendi i ngjarjes, agjenda e detajuar e takimit dhe konfirmimi juaj i pjesëmarrjes.
Forma për aplikim:
https://docs.google.com/forms/d/1xbKLkitxitR2Rp6vomjX3lJEa8hqQWzNB0rZt4IOROs/viewform?fbclid=IwAR0FKsAuFlpl3CB8uba4eW5ReS_ln4HAWvM_21NgNWfQ2YVUBsymePU34VI&edit_requested=true

Please follow and like us: