Mirë se erdhët brucoshë

Dje me datë 01.10.2018 u mbajt Ceremonia Solemne “Mirë se erdhët brucoshë”. Studentët i mirëpriti stafi akademik, si dhe stafi administrativ.

Me një fjalim mirëseardhjeje studentët i priti Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” , Prof.Dr.Fadil Millaku, i cili theksoi se stafi akademik dhe administrativë do të angazhohen pa ndalë qe së bashku me studentë të arrijnë synimet si dhe ngritjen e cilësisë. Ai po ashtu tha se me përpjekjet e tyre do të ndihmojnë dhe lehtësojnë jo vetëm vetën e tyre por edhe punën e profesorëve.

Studentët patën mundësinë që të njoftohen nga afër edhe me Prorektorët, si dhe Dekanët e njësive akademike.

Fjalim mirëseardhjeje mbajti edhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Ass.Dr.Sabiha Shala, e cila falënderoi studentët për besimin që avancimin e tyre akademik ta vazhdojnë në Universitetin “Haxhi Zeka”

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe certifikimi i studentëve tutor të vitit të kaluar akademik.

Studentëve ju dhanë broshura me informacion për agjendën javore “Java e Mirëseardhjes”.