Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë Prof. Dr. Arsim Bajrami vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë Prof. Dr. Arsim Bajrami vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë Prof. Dr. Arsim Bajrami vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë Prof. Dr. Arsim Bajrami, ka vizituar sot Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku është takuar me menaxhmentin e këtij Universiteti, me anëtarët e Këshillit Drejtues, dhe me profesorë e studentë.
Fillimisht, ministri Bajrami uroi të gjithë akterët e përfshirë, të cilët kanë kontribuar që ky universitet i ri të funksionalizohet dhe të ketë sukses në përgaditjen e kuadrove të mira. Ai këtë Universitet e quajti “storie të suksesit” dhe tha që “Suksesi i këtij institucioni tregon se këtu ka studentë të talentuar dhe ne do të angazhohemi që këtyre studentëve t’ju hapim horizonte të reja që ata të kenë një të ardhme të sigurtë. Unë, si Minister, deklaroj se do të jem avokat i juaj në drejtim të ngritjes së cilësisë”.
Pas takimeve, Ministri vizitoi edhe objektet dhe hapsirat e reja që janë përfunduar brenda këtij viti.
Ministri përgëzoi menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues për suksesin dhe garantoi që do të jet një mbështetës i fuqishëm në zhvillimin e këtij institucioni.
Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues falenderuan Ministrin për këtë vizitë dhe për vullnetin e treguar për të mbështetur këtë institucion, kjo vizitë ishte edhe shumë domethënëse, sepse kjo ishte vizita e parë që Ministri i bëri një institucioni që prej marrjes së detyrë së re.

Please follow and like us: