Menaxhmenti i UHZ-së vizitojë Unviersitetin e Zagrebit

Menaxhmenti i UHZ-së vizitojë Unviersitetin e Zagrebit

Menaxhmenti i UHZ-së vizitojë Unviersitetin e Zagrebit

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.asoc. Dr. Fadil Millaku, Prof.ass. Dr. Muhamet Sadiku- anëtar i KD-së, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof.ass.Dr. Ibish Mazreku dhe Dekani i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, Prof.ass.Dr. Haxhi Gashi, ishin për vizitë disa ditore në Universitetin e Zagrebit.
Delegacioni nga Kosova, u prit nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Sc. Damir Boras, Dekani i Fakultetit Juridik i Universitetit të Zagrebit, Prof. Dubravka Hrabar, përfaqësuesin e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Dr. phil. Branka Roščić dhe përfaqësuesen e Fakultetit Ekonomik, Susan Karabaić.
Rektori i UHZ-së, Prof.asoc.Dr. Fadil Millaku, gjatë këtij takimi njoftoj të pranishimit, se Universiteti “Haxhi Zeka”, në të kaluarën, ishte degë e Universitetit të Prishtinës, ndërsa tash e 5 vite, vepron i pavarur dhe edukon studentët në fushën e ekonomisë, drejtësisë, agrobiznesit, turizmit dhe arteve, ndërsa, Rektori Boras, potencoi nevojën e bashkëpunimit në fushën shkencore dhe forcimin e proceseve demokratike në rrugën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në integrimin evropian.
Rektori Millaku, njoftojë menaxhmentin e Universitetit të Zagrebit, se UHZ nuk ofron studime të doktraturës dhe me këtë rast i është drejtuar, Rektorit të Universitetit të Zagrebit për ndihmë në këtë drejtim, Rektori Boras theksoi se do të përpiqet që të ndihmoi në organizimin dhe zbatimin e studimeve të doktoratës, në veçanti në fushën e drejtësisë dhe të ekonomisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Gjithashtu, delegacioni i Kosovës theksoi nevojën për të përfshirë UHZ-në, në projektin e mobilitetit evropian për studentët dhe stafin akademik (Erasmus +) për vendet partnere.
Rektori Prof. Dr. Sc. Damir Boras me bashkëpunëtorët e tij, dhanë mbështetje të fortë për mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale në mes të dy universiteteve, gjë e cila do të realizohet gjatë vizitës zyrtare të Rektorit Boras në fund të këtij muaji.