Memorandum bashkëpunimi mes UHZ dhe London Institute of Skills Development

Memorandum bashkëpunimi mes UHZ dhe London Institute of Skills Development

Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Londinez për Zhvillim të Shkathtësive (London Institute of Skills Development) që ka për qëllim të zgjeroj dhe promovoj bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e edukimit dhe hulumtimit. Bashkëpunimi akademik do të zhvillohet në këto fusha:

  1. Inkurajimin e shkëmbimit të stafit akademik dhe bashkëpunimin mes UHZ-së dhe institutit;
  2. Organizimin e mobilitetit të studentëve në programet e baçelor dhe master;
  3. Ftesën e personelit të universitetit, hulumtuesit, studentët për vizitë akademike, shkëmbime dhe konferenca;
  4. Organizimin e seminareve, kurseve, punëtorive dhe ngjarjeve tjera akademike;
  5. Publikimin e punimeve shkencore nga të dy palët, etj.

Për më shumë informacion, bashkëngjitur shihni marrëveshjen e arritur në gjuhë angleze

(PDF: MEMORANDUM OF UNDERSTANDING ON ACADEMIC AND EDUCATIONAL COOPERATION BETWEEN UNIVERSITY HAXHI ZEKA IN PEJA AND LONDON INSTITUTE OF SKILLS DEVELOPMENT)

Please follow and like us: