Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me “University of National and World Economy” në Sofje të Bullgarisë.

Pjesë e delegacionit të UHZ-së ishin edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Cilësi Prof.Asoc.Dr. Ibish Mazreku, Dekani i Fakultetit të Biznesit Prof.Asoc.Dr. Halit Shabani si dhe koordinatori i projektit Prof.Asoc.Dr. Florin Peci.

Në takimet e mbajtura u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy universiteteve në fushën e hulumtimit shkencor, organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, mësimdhënies dhe mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.