Mbrojtja e Ambientit

Në Universitetin “Haxhi Zeka” u mbajt debat në kuadër të fushatës vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit. Gjatë fjalës së saj, Prof.Dr. Mimoza Hyseni, tregoi për sfidat dhe problematikat rreth mbrojtjes së ambientit. Gjatë këtij debati, pati pyetje edhe për studentët, por edhe nga studentët. Ajo ligjëroi edhe rreth mënyrave të vetëdijesimit për mbrojtjen e ambientit, ku tregoi pasojat e ndotjes së ujërave, shkatërrimit të pyjeve, deponive të mbeturinave, ndotjes së ajrit, etj.

Pas përfundimit të debatit profesor-student, të pranishmit patën mundësinë të shikojnë filmin “HUMAN”, i cili trajton mbrojtjen e ambientit dhe jo vetëm. Ky film është dokumentar hulumtues dhe bazohet ne tregime të vërteta ku flitet edhe për atë se si ambienti dhe ndryshimet klimatike
ndikojnë në zhvillimin dhe të kundërtën, ne jetën e qytetarëve.