Mbahet ligjerata online Sinjalizuesit dhe mbrojtja e tyre

Mbahet ligjerata online Sinjalizuesit dhe mbrojtja e tyre

Sot, me datë 09.03.2021 në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, është mbajtë ligjeratë online me temën ”Sinjalizuesit dhe mbrojtja e tyre”. Në këtë ligjeratë studentët patën mundësi që nga ligjeruesja znj. Feride Podvorica të mësojnë bazën ligjore për rolin, rëndësinë dhe mbrojtjen e sinjalizuesve sipas ligjit nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve . Në këtë ligjeratë ishte prezent edhe U.d Dekan i Fakultetit Juridik z. Nimani, i cili shprehi falënderimet e tij për pjesëmarrjen e studentëve në këtë ligjeratë online, duke ofruar përkrahjen e tij për organizimin e ligjeratave të këtij karakteri duke theksuar rëndësinë që kanë për zgjerimin e njohurive të studentëve të Fakultetit Juridik.

Please follow and like us: