MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” NË PEJË DHE UNIVERSITETIT “NËNA TEREZË” NË SHKUP

 

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë i përfaqësuar nga rektori Prof.Dr.Fadil Millaku, me bashkëpunëtor pritën në takim përfaqësuesit e universitetit të Shkupit “Nëna Terezë” të kryesuar nga rektori Prof.Dr.Aziz Pollozhani.

Palët u morën vesh për bashkëpunim të mëtutjeshëm si dhe nënshkruan një marrëveshje në të cilën përfshihen shkëmbimi i stafit akademik, studentëve dhe hulumtuesve. Po ashtu shkëmbimin e literaturës shkencore, bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve, zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore/shkencore, etj.