Marrëveshje mirëkuptimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Komunës së Pejës

Marrëveshje mirëkuptimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Komunës së Pejës

Marrëveshje mirëkuptimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Komunës së Pejës

Rektori, Prof.asoc.dr. Fadil Millaku dhe Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në mes të dy institucioneve të cilat ata i udhëheqin.
Me këtë marrëveshje Komuna e mbështet vizionin e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe lejon angazhimin e strukturave të veta drejtuese dhe administrative që të bashkëveprojnë në plotni me stafin shkencorë dhe administrativ të UHZ-së; Komuna i mundëson Universitetit që të shfrytëzojë pronat e Komunës së Pejës për zhvillimin e aktiviteteve të veta të cilat janë në dobi dhe në përputhje me politikat zhvillimore të Komunës së Pejës, që zhvillohen sipas plan programit të UHZ dhe që janë të miratuara nga dekanët e fakulteteve.
Ndërsa, Universiteti “Haxhi Zeka” i mundëson Komunës së Pejës që të zhvillojë aktivitetet e veta promovuese dhe koordinuese duke bashkëvepruar me profesorët dhe studentët me qëllim të zhvillimit të Komunës dhe Universitetit; Universiteti mbështet Komunën në realizmin e hulumtimeve shkencore në fushat të rëndësishme dhe me interes të veçantë për zhvillimin e Komunës së Pejës.
Po ashtu iniciativat e përbashkëta ndërinstitucionale duhet të çdo të herë të paraqesin kërkesë për projektin specifik, duke marrë miratimin institucional dhe krijimin e grupeve punuese me personel kompetent dhe të profesionalizuar.