MARRËVESHJE BASHKPUNIMI

MARRËVESHJE BASHKPUNIMI

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” DHE KOMUNËS SË ROZHAJËS

 

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në krye me Rektorin Prof.Dr.Fadil Millaku pritën në vizitë përfaqësues nga komuna e Rozhajës, me të cilët u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm me interes të ndërsjellë për të dyja palët.

Marrëveshje ka për qëllim:

 Aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese, kërkimore, etj;
 Organizimin e përbashkët të konferencave, seminareve, kurseve, etj;
 Organizimin e programeve të përbashkëta në gjuhën boshnjake;
 Aktivitete të tjera me interes të përbashkët.