Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Northern IOWA

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Northern IOWA

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, është institucioni i parë publik i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës që ka arritur të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Northern Iowa (USA). Kjo marrëveshje ka për qëllim: Shkëmbimin e studentëve; Shkëmbimin e stafit akademik, hulumtuesve dhe ekspertëve të tjerë; Hulumtimin e projekteve të përbashkëta; Konferenca dhe seminare të përbashkëta; Programe të përbashkëta kulturore dhe forma të tjera të bashkëpunimit.