Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Dzemal Bijedic” në Mostar

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Dzemal Bijedic” në Mostar

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Dzemal Bijedic” në Mostar.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi dhe inkurajimi i hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave, me përpjekjet për të siguruar burime të jashtme të financimit.

Po ashtu, zhvillimi i shkëmbimit të njohurive dhe informacionit shkencor përmes shkëmbimit reciprok të botimeve shkencore dhe profesionale, e-publikimeve, materialeve akademike, burimeve të ekspertëve dhe burimeve të tjera, kultivimin dhe inkurajimin e projekteve dhe aktiviteteve të tjera akademike për të cilat të dy palët pajtohen se ato janë me interes dhe përdorim të përbashkët.

Fusha e bashkëpunimit do të përfshijë çdo marrëdhënie akademike dhe shkencore, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushat mësimore dhe akademike që janë me interes të ndërsjellë, bazuar në cilësinë dhe reciprocitetin.

Nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje do të përpiqen të zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjella me parimet e përfitimit të përbashkët, me interes të përgjithshëm social dhe aktiviteteve të përbashkëta plotësuese të arsimit të lartë.