Marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshje bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Sportit Universitar dhe Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës

Në Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durrës, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar dhe Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës.
Pjesëmarrës në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ishte Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë i UHZ-së, njëherësh edhe anëtar i Bordit të FSUK-së Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj.
Sipas marrëveshjes, Federatat do të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive të përbashkëta sportive studentore të arsimit të lartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me vëmendje të veçantë në Kampionatet Kombëtare Universitare.

Please follow and like us: