Ky manual është përgatitur për t’ju shërbyer studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, dhe ndërmarrjeve të cilat janë të interesuara të  ofrojnë punë praktike për studentët e këtij institucioni.

Manuali i punës praktike do të shërbej si udhëzues për të drejtuar punën e Qendrës për orientim dhe këshillim në karrierë dhe informuar studentët për kriteret dhe hapat që duhet ndjekur për të përfituar nga puna praktike. Dhe po ashtu do të shërbej, si një informatorë  për ndërmarrjet të cilat janë të interesuara të marrin pjesë  në programin e praktikës dhe kontribuojnë në komunitetin e tyre duke trajnuar fuqinë e re punëtore me shkathtësitë të nevojshme për t’u kyçur në tregun e punës.

Në manual janë të përfshira përgjegjësitë e koordinatorit të punës praktike apo Qendrës për Zhvillim të Karrierës në kuadër të Universitetit, përgjegjësitë e studentit, dhe përgjegjësitë e ndërmarrjes; rregullat themelore dhe fazat kryesore të punës praktike; dhe formularët e nevojshëm për punën praktike.

Manuali është një dokument dinamik që mund të ndryshojë varësisht prej nevojave të fakulteteve në nivel të Universitetit, dhe kërkesave të ndërmarrjeve të cilat mund të dalin në pah gjatë periudhës së zbatimit të programit të praktikës.

Manuali për punën praktike 

Shtojca 1 Shpallja për punë praktike

Shtojca 2 Përshkrimi i punës për praktikantin nga ndërmarrja

Shtojca 3 Aplikacioni për programin e punës praktike për vitin 2014

Shtojca 4 CV

Shtojca 5 Marrëveshje bashkëpunimi në mes të institucionit dhe ndërmarrjes

Shtojca 6 Marrëveshje në mes të koordinatorit të punës praktike – studentit – ndërmarrjes

Shtojca 7 Udhëzuesi për studentë gjatë punës praktike

Shtojca 8 Ditari i punës për praktikantin

Shtojca 9 Formularë për vlerësimin e praktikantit nga koordinatori i punës praktike në UHZ

Shtojca 10 Formularë për vlerësimin e programit të punës praktike nga praktikanti

Shtojca 11 Formularë për vlerësimin e programit të punës praktike nga ndërmarrja

Shtojca 12 Raporti i punës praktike për studentët

Shtojca 13 Formularë për statusin e punësimit të studentit në vitin e parë të studimeve

Shtojca 14 Formularë për statusin e punësimit të studentit në fund të punës praktike