Ligjeratë online për Menaxhim të Inovacioneve

Ligjeratë online për Menaxhim të Inovacioneve

Fakulteti i Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, ka realizuar ligjeratë online me Prof. Younès El Manzani ligjerues në Universitetin Saclaz në Paris, Francë. Profesori El Manzani ndau përvojën e tij me studentët dhe njohuritë e tij lidhur me inovacionet menaxheriale në kohë globalizmi, duke theksuar se për studentët që planifikojnë të bëhen menaxher në të ardhmen, njohurit rreth kësaj fushe janë tejet të dobishme.

Në këtë ligjeratë, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe Dekani i Fakultetit të MTHM-së Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj, i cili shprehi falënderimet e tij për Prof. El Manzain dhe studentët duke shpreh gadishmërinë e tij që në të ardhmen të ketë bashkëpunime të reja në këtë fushë.

Please follow and like us: