Kumtesë

Kumtesë

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës (URPK) në mbledhjen e mbajtur me 08.05.2019 në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë kishte në rend dite disa pika në të cilat ndër të tjera u diskutua edhe rreth:

  • Procesit të (ri)akreditimit institucional dhe të programeve studimore;
  • Përgatitjeve për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020,
  • Themelimit të bashkëpunimit të URKP-së ndërmjet vete dhe me universitetet simotra nga Shqipëria, Maqedonia dhe ato ndërkombëtare;
  • Krijimit të grupeve punuese dhe komisioneve për përgatitjen e dokumenteve që do të mundësonin avancimin e statutit të Universiteteve Publike dhe pavarësimin tyre financiar;
  • Përgatitjeve për organizimin e një konference ku do të debatohej për gjendjen aktuale dhe perspektivën e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Për me shume kliko:


Linku