Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – Bachelor në vitin akademik 2015/2016

Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – Bachelor në vitin akademik 2015/2016

Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur më 09.07.2015, në bazë të vendimit të MASHT-it, dt. 30.06.2015 , nr . prot. 2153, mori vendimin për shpalljen e

KONKURSIT  PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE – BACHELOR NË VITIN AKADEMIK 2015/2016

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë  2203 studentë (përfshirë 111 studentë nga komunitetet minoritare), prej të cilëve 1613 studentë të rregullt dhe 590 studentë me korrespondencë. 

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve datat e sendërtimit të konkursit janë si vijon:

1. Dokumentet pranohen nga data 10.07.2015 deri më 24.07.2015 nga ora 9:00 deri 15:00 (Dokumentet do të pranohen çdo ditë nga e hëna deri të premten).
Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:
Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është: http://apliko.unhz.eu
– Certifikatën e lindjes,
– Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme,
– Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës,
– Kandidatët që konkurrojnë për studime me korrespondencë duhet të sjellin edhe dëshminë që janë në marrëdhënie të rregullt pune (kontratën e punës ose një vërtetim),
– Pagesën prej 2.5 Є, Forma e pagesës shkarkohet dhe printohet në katër kopje nga vegza (linku) http://apliko.unhz.eu ndërsa pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë.
– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit
– Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe.

2. Përgatitja e provimi pranues: kandidatët lidhur me mënyrën e përgatitjes së provimit pranues duhet që të informohen nëpërmjet informatorit, i cili do të publikohet në ueb faqen www.unhz.eu

3. Provimi pranues do të mbahet në të gjitha drejtimet me datë 27.07.2015, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa lidhur me informata tjera, kandidatët do të informohen në informator të cilin do ta marrin me rastin e aplikimit dhe ueb faqen. www.unhz.eu
– Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta kenë me vete vetëm lejen e njoftimit, pa të cilën nuk mund ti nënshtrohen provimit pranues dhe një mjet shkrimi.
– Ndalohet hyrja në provim pranues me telefon celular.

4. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet deri më 28.07.2015
Rezultatet e provimit pranues do të shpallën në Ueb faqen www.unhz.eu

5. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:
– Fakulteti i Biznesit , prej datës 03.08.2015 deri më 04.08.2015 prej orës 10 në objektet e Fakultetit të Biznesit
– Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, prej datës 03.08.2015 deri më 04.08.2015 prej orës 10 në objektet e Fakultetit të Biznesit.
– Fakulteti Juridik, prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik .
– Fakulteti i Agrobiznesit, prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik.
– Fakulteti i Arteve , prej datës 05.08.2015 deri më 07.08.2015 prej orës 10 në objektin e Fakultetit të Juridik.

Please follow and like us: