Konkurs plotësues – Baçelor

Konkurs plotësues – Baçelor

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, në vitin akademik 2020/2021.

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2020/21, do të regjistrojë 652 studentë, prej të cilëve 632 studentë të rregullt dhe 20 studentë me korrespondencë.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 16.10.2020 deri më 27.10.2020 nga ora 09:00 deri 15:00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të ditës së diel)

Detaje të tjera lidhur me kushtet e përgjithshme, mënyren e përzgjedhjes së kandidatëve, afatet e regjistrimit, orarit për mbajtjen e provimit pranues, të drejtën e ankesës dhe afatit për ankesë si dhe afatet e regjistrimit të kandidatëve të pranuar i gjeni në vegzën e konkursit mëposhtë:

Konkursin e plotë në gjuhën shqipe e gjeni këtu (linku).

Konkursin e plotë në gjuhën boshnjake e gjeni këtu (linku).

Ju lutemi që me rastin e prezencës tuaj në hapësirat e UHZ-së, të bartni maskë dhe të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së.

Linku për aplikim: Apliko Online (linku)

Please follow and like us: