Konferencë shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare

                            “Problemet e Parandalimit dhe të Luftimit të Krimit të Organizuar në Vendet e Evropës Juglindore”

Universiteti “Haxhi Zeka” përmes shkencës tenton që në të ardhmen të ndikojë në zvogëlimin e statistikave të dukurive negative duke qenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe të rajonit dhe më gjerë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e drejtë dhe të mirëfilltë të shoqërisë, u tha në këtë konferencë. Të premten me 5 Korrik në hapësirat e Asamblesë së Komunës së Pejës u mbajt konferenca e parë në fushën e drejtësisë, organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, mbështetur nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, përkrahur edhe nga Universiteti i Zenicës nga Bosnja dhe Hercegovina. Konferenca kishte për trajtim temën “ Problemet e Parandalimit dhe të Luftimit të Krimit të Organizuar në Vendet e Evropës Juglindore” në të cilën morën pjesë Doktor shkence, profesor nga vendi dhe rajoni, në veçanti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, Shefi i divizionit për fuqizimin e ligjit në EULEX, z. Peter Bach dhe John Corrigan shef në departamentin për siguri publike dhe seksionin për këshilla në departamentin e krimeve në OSBE. Nga të pranishmit të cilët edhe prezantuan punimet e tyre shkencore, fokus të veçantë i kishin dhënë krimit të organizuar gjatë procesit të zgjedhjeve, rast studimi ishin Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Të tjera punime theksin e tyre kishin vënë në krimin e organizuar rreth trafikimit të qenieve njerëzore, droga si dhe forma të tjera të krimit të organizuar përmes grupeve të ndryshme kriminale institucionale apo krimi i këmishës së bardh. Sipas këtyre punimeve luftimi i krimit të organizuar nuk drejton vendin në eliminimin e krimit por tenton të zvogëlojë statistikat në vend dhe rajon. Dekani në detyrë i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Kolë Krasniqi nga punimi i tij shkencor potencoi zonën e Ballkanit si vend i cili mban në vete popuj që kanë kulturë dhe traditë të përbashkët dhe të përafërt, andaj bashkëpunimi në krim sipas hulumtimit të tij nuk njeh kufi në aspektin fizik, por as në as urrejtja e etnive mes vete, apo konfliktet mes dy shteteve nuk kanë ndikuar në mos bashkëpunimin kriminal në zonën e Evropës Juglindore posaçërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, një nga punimet që duhet veçuar e që lidhet me gjeneratën e artë atë të studimeve, ishte hulumtimi i Prof. Reshat Nurboja që fliste për statistikat e njohurive rreth drogave, ku përqindja e cila ka dominuar në vitet e paraluftës si mos dije për drogat, tashmë është e kundërta, numri i madh i të rinjve njohin drogat, kanë miq të cilët përdorin atë por edhe kanë njohuri rreth asaj se kush janë blerësit, citohet nga hulumtimi i realizuar. Universiteti “Haxhi Zeka” tashmë është tempull i dijes dhe shkencës i cili në vazhdimësi ka organizuar konferenca shkencore që janë veçse tradicionale dhe kjo konferencë do të ketë ritmin e saj tradicional në fushën e drejtësisë.


Announcement regarding the conference


Universiteti Publik Haxhi Zeka – Thirrje per konference

Universiteti Publik Haxhi Zeka ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise organizon Konference me pjesemarrje nderkombetare me titull :
“The problems of prevention and fight against organized crime in the countries of South-East Europe”

Thirrjet per konference:


KONFERENCA E DYTË SHKENCORE RAJONALE ME PJESËMARRJE NDËRKOMBËTARE

DRUGA REGIONALNA

ZNANSTVENA KONFERENCIJA SA MEDJUNARODNIM UČEŠĆEM
THE SECOND REGIONAL SCIENCE CONFERENCE WITH INTERNATIONAL PARTICIPATION

image description


KONFERENCA E PARË SHKENCORE RAJONALE ME PJESËMARRJE NDËRKOMBËTARE

PRVA REGIONALNA

ZNANSTVENA KONFERENCIJA SA MEDJUNARODNIM UČEŠĆEM
THE FIRST REGIONAL SCIENCE CONFERENCE WITH INTERNATIONAL PARTICIPATION

konfernca-2