Konferenca Ndërkombëtare e Akademisë Diplomatike

Konferenca Ndërkombëtare e Akademisë Diplomatike

Sot në Pejë është mbajtur konferenca ndërkombëtare e akademisë diplomatike. Në konferencë morrën pjesë ambasador të vendeve të ndryeshme, ndër të cilët ishin edhe ambasadorët: Rosemary A. DiCarlo, Wolfgang Petritsch, Andreas Ferrarese etj. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Rektori i Universitetit „Haxhi Zeka“, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori, i cili pati rastin të bisedoj me ambasadorët lidhur me bashkëpunimin dhe mundësinë e mbajtjes së ndonjë ligjerate për studentët e UHZ-së. Ambasadorët e mirëpritën ftesën dhe u shprehën të gatshëm pë të bashkëpunuar me Universitetin.
Ndërsa sot në orët e pasditës shkëlqesia e saj znj. Rosemary A. DiCarlo, vizitoi Universitetin „Haxhi Zeka“, ku është pritur nga menaxhmenti. Senati i Universitetit para disa ditësh ia ndau ambasadores titullin e doktorit të nderit „Doctor Honoris Causa“ dhe ceremonia dhënies së titullit do të mbahet ditën e martë më 26 maj 2015, në Universitetin “Haxhi Zeka”.