KONFERENCA E PARË NDËRKOMBËTARE

Me datën 1 dhe 2 Nëntor u mbajt konferenca e parë ndërkombëtare “SHTET NDËRTIMI NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR: DREJTËSIA, MEDIA DHE ARTI”, e organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”.

Kjo konferencë mblodhi së bashku akademikë, hulumtues, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, jo vetëm nga Kosova dhe vendet fqinje, por edhe nga kontinentet e largëta si Amerika dhe Australia.

Konferenca kishte për qëllim ndarjen e përvojave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe diskutimin e  sfidave të procesit të shtet ndërtimit mes komunitetit akademik, ekspertëve të medieve

si dhe artistëve.

Nga pjesëmarrësit kjo konferencë u cilësua si mjaft të suksesshme.